close

ALIJOSKI E MPOSHTI URREJTJEN

“U ktheva në mes të Prilepit, për inat të urrejtjes”


Kur foli në gjuhë gjermane me kushëririn e tij, kamerieri e mori porosinë, e kur iu bashkëngjit edhe familja dhe filluan të flasin në shqip, u thanë se duhet të largohen se është e rezervuar. Kamerieri nuk e kishte idenë se kush është Ezgjan Alijoski, futbollisti i reprezentacionit dhe i Leeds United.

“Nuk doja t’i them se kush jam se nuk ka nevojë… Çka më duhet ti them kush jam për të hyrë në lokal?” – tha Ezgjan Alijoski, Futbollist i LEEDS.

Pronari u mundua ta arsyetoj veprimin e punëtorit, por Xhani vendosi të largohet.

“Më erdhi shumë keq në atë moment sepse prindërit ishin me mua. E dini ne shqiptarët e kemi respektin e madh për prindërit… Ti je me nënën dhe babën, dëshiron të ulësh për të pirë diçka. Sigurisht që dhemb, nuk e pyet nënën se çfarë dëshiron të pish, por i thotë duhet të ikësh.” –deklaroi Ezgjan Alijoski, Futbollist i LEEDS.

Xhani është rritur në kulturë evropiane, dhe nuk mundi ta kuptojë se si është e mundur kjo të ndodhë, andaj vendosi që urrejtjes ti bëj një kundërsulm…

“Ideja është që të shkojmë ta vizitojmë dhe t’i ndihmojmë…
Edhe ne, sa kemi mundësi, edhe në ekipi televiziv, ti ndihmojmë Aleksandrit dhe të tregojmë se urrejtja nuk luftohet me urrejtje… Nëse nuk e lufton sporti, nuk ka kush e lufton. Unë inat nuk kam, jam kundër këtyre gjërave, jam i rritur në një kulturë tjetër, jashtë këtij shteti. E bëjmë bashkë! Kjo është një tjetër punë, e ajo një tjetër dhe s’
ka problem.”shprehet Ezgjan Alijoski, Futbollist i LEEDS.

Para se të arrijmë tek lokali, pamjet tregojnë se ekziston mundësia që kamerrieri i restorantit, të jetë personi i vetëm në Prilep që nuk e njeh Ezgjan Alijoskin… Atje na priti menaxheri i lokalit. Si dhe babai i Dejanit, Aleksandri.

“Je i mirëseardhur gjithkund, është bërë gabim
Erdha këtu ta shoh djalin tënd, por mbase nuk është, dua ta jap këtë fanellë time, që t’ia dërgosh.
Do ta pranoj dhe je i mirëseardhur gjithkund.” – tha Aleksandar, Babai i Dejanit.

“Nuk është mirë kjo çka ndodhi sot, edhe ne u kthyem në mes të Prilepit për inat të asaj që ndodhi më bë një gjest të mirë… Për inat të urrejtjes.”- përfundon Ezgjan Alijoski, Futbollist i LEEDS.

Familjarët e Xhanit shpjegojnë se kjo nuk është hera e parë që u ndodh kështu në Prilep, por shpresojnë se do të jetë hera e fundit. /Furkan Saliu/

 

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!