close
Sport

„ALL STAR 2019“, DIALO TRIUMFON NË NGULITJE

allastar n2019

Xho Haris fitoi garën e shënimit të tri pikëve


Një nga garat më të pritura në “mbrëmjen e yjeve”, gara e ngulitjeve u zhvillua mbrëmë në Sharlot. Basketbollisti Hamidu Dialo i Oklahomës ishte befasia më e madhe e mbrëmjes. Gjatë një ngulitje ai mori përkrahjen nga shoku i skuadrës Rasel Vestbruk. Dialo e kishte edhe veprimin e mbrëmjes në këtë konkurrencë, pasi e kaloi edhe Shekil Onil dhe arriti që topin ta hudh në kosh. Për këtë ai mori 50 pikë.

Xhejson Tejtum ka triumfuar në garën e goditjes nga distanca. Basketbollisti 20-vjeçar titullin e kampionit e mori me një goditje nga gjysma e fushës. Ai në këtë garë e mundi Tre Jang të Atlanta Hoks.

Në garën e shënimit të tri pikëve, fitues doli Xho Haris i skuadrës së Bruklinit, ndërsa ylli Stefan Keri nuk ia doli të depërtojë në mesin e më të mirëve. Në garën për shënimin e tri pikëve konkurrenca ishte mes yjeve – Midëllton (Milvoki), Voker (Sharlot), Novicki (Dallas), Keri (Portland) etj. /Agjencitë/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia