close
Sport

“ALL STAR GAME”: FITON EKIPI I LEBRON JAMES

allstara game NBA

Kevin Durant shpallet MVP


 

Skuadra e LeBron James është fitues i ndeshjes magjike “All Star Game” që sot u zhvillua në Chalortte. Përballë njëri-tjetrit ishin ekipet e LeBron James dhe Giannis Antetokounmpo. Ekipi LeBron fitoi 178-164. Një ndeshje spektakolare mes basketbollistëve më të mirë në NBA, që konfirmuan edhe një herë se jo më kot janë përzgjedhur në këtë sfidë magjike.

Kevin Durant, me 31 pikë, u shpall MVP i këtij takimi, pasi ishte shënuesi më i mirë i skuadrës fituese. Ndërkohë që, basketbollisti që realizoi më shumë ishte Antetokounmpo, 38 pikë, por ishte pjesë e ekipit humbës. Ndeshja nisi mirë për skuadrën e Giannis, ku luante dhe Stephen Curry, por në pjesën e dytë vjen rikuperimi i ekipit LeBron, që e meritoi fitoren.

Në ekipin e LeBron James, përveç Durant që u zgjodh MVP, kishte më shumë yje basketbollistë, si James Harden, Kyrie Irving apo Kawhi Leonard. Një ndeshje spektakolare për sa i përket gjuajtjeve nga distanca. Në këtë sfidë magjike morën pjesë edhe dy veteranë të NBA-së, si Dirk Nowitzki e Dwayne Wade, që në fund të sfidës u nderuan nga organizatorët. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia