close
Top LajmeVendi

ALTERNATIVA: KONVENTA PROMOVUESE E RIBRENDIMIT 

Screenshot_4

Lëvizja Besa e Afrim Gashit mbrëmë u ribrendua në Alternativa. Këtë vendim, kryesia e ka marrë që mos të lejohet që në ardhmen të keqpërdoret emri “Lëvizja Besa”, po edhe me dyshime të mëdha ndaj punës së gjyqësorit, tha Sekretari i përgjithshëm i partisë, Zejd Rexhepi.

Pa dashur të ndërhyjmë në motivet se pse ato forca ose grupe kanë pasur kaq shumë interes që ta ndihmojnë dhe favorizojë një grup që është konstatuar si falsifikues i dokumentacionit të partisë, Kuvendi Qendror, njëzëri, mori vendim që:
– Kërkimi i drejtësisë të vazhdojë në instanca të tjera derisa drejtësia të vendoset plotësisht dhe mashtruesit ta marrin ndëshkimin e merituar;
– Të ndryshojë emri i subjektit politik, që mos të mbetemi akoma peng i këtij kontesti
juridik, por të veprojmë në përmbushjen e detyrimit tonë programor.” –shprehet Zejd Rexhepi-Sekretar i Përgjithshëm.

Kryesia e partisë mbetet ajo e njëjta që u zgjodh në kongresin në Tetovë. Nënkryetari i partisë, Nexhmedin Karemani, e prezantoi deklaratën politike, e kryetari i partisë, Afrim Gashi tha që ajo që i ka ndodhur subjektit të tij, ia ka forcuar imunitetin dhe i ka mësuar që në politikë duhet të ruhet edhe shpina. Shtoi se në kryesinë aktuale ekziston një besim i fortë dhe se janë ata që do t’ia ruajnë shpinën.
Gashi shpjegoi se përse kanë vendosur që partinë ta quajnë Alternativa.

“Është AlternAtivA, që i ruan 3 A-të e identitetit tonë ideologjik, që zbërthehen në tri maksimat Autokton, Autonom dhe Autentik, e që flasin se subjekti jonë mbështetet mbi vlera autoktone, se është ky subjekt me program dhe përfaqësim autentik dhe se është autonom në vendimmarrje dhe në hartimin e politikave të veta. Është alternativë edhe në kuptimin e fjalëve latine “alter” – diçka ndryshe dhe “nativa” – primordiale, indigjene, vendore, burimore, që përsëri na lidhet me autoktoninë tonë.” –shprehet Afrim Gashi-Kryetar i Alternativës.

Gashi në fjalimin e tij foli hapur edhe për akuzat ndaj partisë së tij për ekstremizëm fetar. Tha që Alternativa do të kujdeset edhe për shqiptarët katolik, e rikujtoi se drejtor i Shtëpisë Përkujtimore të Nënë Terezës është nga Alternativa. /Furkan Saliu/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia