close

ALTERNATIVA MBËSHTET GREVËN NË ARSIM 

Me rastin e fillimit të vitit shkollor, ALTERNATIVA duke uruar një vit të mbarë dhe të suksesshëm, kanë shprehur, siç thuhet, keqardhjen që akoma ka shkolla ku mësimi nuk realizohet në gjuhën amtare dhe ku mungojnë kushtet elementare dhe bashkëkohore për arsim cilësor, ndërsa, siç thuhet më tej,  – për fat të keq – edhe gjendja e punonjësve të arsimit lë shumë për të dëshiruar.

Me këtë rast, ALTERNATIVA deklaron se e mbështet grevën dhe kërkesat e punonjësve të arsimit e shkencës dhe, pavarësisht pozicionimit tonë politik, konsideron se një shoqëri dhe një shtet që nuk kujdeset për arsimtarët, ajo dëshmon se nuk ka ndjeshmëri për të ardhmen e vet.

Ne besojmë thellë se arsimi është strumbullar i zhvillimit të një kombi dhe një shteti. Vërtet është për t’u përshëndetur vendimi i qeverisë për rritjen e rrogave prej 5%, por ky është një avancim simbolik në krahasim me detyrimet që ne duhet t’i kemi ndaj arsimtarëve. /Klan Macedoni/