close

AMBASADA E KOSOVËS NË SHKUP SHËNON 11-VJETORIN E PAVARËSISË

Dedaj: Të mbyllen plagët e Ballkanit


Me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ambasada e Republikës së Kosovës në Maqedoni mbrëmë organizoi pritje solemne në hotelin Aleksandar Palace. Në fjalimin e tij para të pranishmëve, ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj vlerësoi se Ballkani po kalon momente të rëndësishme historike dhe theksoi interesimin e Kosovës për bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë me Maqedoninë. /Agjencitë/