Amrabat la për një moment ndeshjen ndaj Interit për të bërë iftar

Mesfushori i Fiorentinës, Sofyan Amrabat ka respektuar rregullat e Ramazanit dhe pikërisht në fundin e ndeshjen ndaj Interit ka pirë pak ujë dhe ka ngrënë një banane.

Marokeni nuk ka ngrënë e as pirë deri në kohën shtesë të ndeshjes mes Interit dhe Fiorentinës.

Pikërisht në ato momente, duke përfituar nga një ndalesë, mesfushori ka ngrënë një banane dhe ka pirë pak ujë.

Kjo ka ndodhur pas perëndimit të diellit dhe respektimit të rregullave të agjërimit.

Amrabat u fut në lojë në minutën e 65-të dhe luajti deri në fund.

Fiorentina në fund mposhti Interin me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Serie A.

https://twitter.com/HaroonMUFC47/status/1642247250842644480

Lexo gjithashtu
Total
0
Share