Duke folur për rastet e fundit në PSP, njohësi i çështjeve juridike, Bashkim Selmani thekson se kjo gjendje edhe është pritur që të vijë, në një formë apo tjetër sepse, siç thekson, PSP-ja nuk arriti që ta godas krimin sepse ky i fundit ishte më i madh se vetë Prokuroria.
Analisti Ilir Luma, thekson se dorëheqja e Janevës flet për rrënimin përfundimtar të gjyqësorit edhe ashtu të komprometuar. Qeveria sipas Lumës, duhet të ndërmarrë masa rrënjësore për të rregulluar situatën e krijuar.
Analistët theksojnë se faktori ndërkombëtar sa i përket Prokurorisë, gjyqësorit dhe çështjeve të sigurisë nuk do ta tolerojë Maqedoninë sepse pa sigurimin e këtyre tri elementeve nuk do të ketë aderim në BE dhe NATO. Ndërkaq, sipas tyre problem tjetër është edhe fakti që faktori maqedonas nuk është i interesuar për të bërë shtet europian ndërsa sa i përket shqiptarëve ata kanë humbur besimin tek drejtësia. /Blerona Jakupi/