close

ANALISTËT: VËREJTJE SERIOZE REFORMAT EKONOMIKE E GJYQËSORI

Riformatimi i qeverisë tregon se edhe qeveria nuk është e kënaqur 


Në prag të dy vjetorit të formimti të qeverisë së Maqedonisë së Veriut analistët vërejtjet serioze i japin tek reformat ekonomike, gjyqësorit, Prokurorinë Speciale si dhe çështjen e sigurisë. Me vet faktin se Kryeministri Zoran Zaev raportin e bënë pikërisht në prag të dy vjetorit të qeverisë, gjëgjësisht përgatitjes së rikonstruktimit të qeverisë, kjo tregon se edhe ai vet si dhe ekipi i tij nuk janë të kënaqur me atë që është bërë deri më tani, kështu u shpreh Ilir Luma dhe Uranija Pirovska për televizionin Klan Maqedoni.

Vërejtjet serioze në këtë dy vjetor sipas Ilir Lumës shkojnë në këndvështimin e problemeve në reformat ekonomie, gjyqësore si dhe kontestit të qeverisë aktuale si dhe opozitës të cilat kanë të bëjnë me prokurorinë speciale dhe statusin e së njëjtës, poashtu edhe me reformat që kanë të bëjë me çështjen e sigurisë.

Nga ana tjetër analistja Uranija Pirovska vlerëson se sipas informacioneve janë disa ligje të cilat llogariten si reformuese, por për qytetarin e thjeshtë nuk kanë domethënie.

“Informacioni se janë sjellë disa ligje të cilat llogariten si reformuese, për qytetarin e thjesht nuk kanë asnjë domethënie. Momenti kur qytetarët, duke u ballafaquar me administratën publike, me institucionet shtetërore dhe institucionet e tjera të cilat e kanë për detyrë t’ia plotësojë të drejtat e tyre, do të hasin në një marrëdhënie tjetër, do të hasin në veprime të shpejta dhe efikase. Vetëm atëherë qytetarët do ta ndjejnë se me të vërtetë ka ndryshim në këtë shtet dhe do ta kuptojnë se cila ëshët domethënia e ligjeve të tilla reformuese.”-deklaron Uranija Pirovska-Analiste.

Ndryshe, disa qytetarë rëndësi u japin marrëveshjeve ndërkombëtare kurse të tjerët kritikojnë veprimet qeveritare që tangojnë me atë që është prioritet i qytetarëve e ajo ka të bëjë me statusin ekonomikë, lëvizjen e lirë, si dhe të drejtën e fjalës në lidhje me shtypit. Sipas Lumës ajo që trimëron punën e qeverisë në rrafshin politikës ndërkombëtare janë dy dokumentë me rëdësi shumë të madhe që ja çelën rrugën Maqedonisë së Veriut drejt NATO-s dhe BE-së si Marrëveshja e Prespës dhe ajo e Bullgarisë. /Lindita Aliu/