close
Top LajmeVendi

ANALISTËT: VËSHTIRËSI PËR ARRITJEN E KOMPROMISIT

nimitc

Duhet formohet komision europian për zgjidhjen e problemit


 

Në emisionin e mbrëmshëm në ZigZag duke folur për kontestim me emrin u theksua se vizitat e ndërmjetësit Metju Nimic në Athinë dhe Shkup, nxorën në sipërfaqe dallimet për të ardhur deri te zgjidhja e kontestit të emrit, ata shtuan se shfaqja e linjave të kuqe nga Maqedonia dhe Greqia, tregon se sa e vështirë është arritja e kompromisit.

Profesori universitar Vebi Xhemaili theksoi se për të arritur kompromis në mes të Maqedonisë dhe Greqisë është shumë e vështirë dhe një gjë e tillë sipas tij do të vështirësohet edhe më shumë në të ardhmen. Historiani Vemi Xhemaili theksoi se duhet të formohet një komision europian që të intervenoj në zgjidhjen e këtij problemi.

Për analistin politik Ibrahim Mehmeti duhet të kihet parasysh interesi i shqiptarëve ku në këtë rast çfarëdo zgjidhje që të ketë të mos jetë nënçmuese dhe ofenduese për të dyja palët.

Sipas analistit politik Ilmi Selmani nëse nuk do të kemi zgjidhje të këtij problemi shumëvjeçarë nuk do të ketë prespektivë të mirë për Maqedoninë.

Mysafirët e ftuar në emisionin ZigZag theksuan se Shfaqja e linjave të kuqe nga Maqedonia dhe Greqia, tregon se sa e vështirë është arritja e kompromisit, ata shtuan se Maqedonia e ka patjetër të zgjidhë kontestin e emrit për t’u integruar në strukturat euroatlantike. /Art Channel/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia