close
Top LajmeVendi

ANALISTËT: ZGJIDHJE TË KONTESTIT DERI NË QERSHOR

Screenshot_4

Nimic: Çdo muaj kontake me Shkupin dhe Athinën


Maqedonia dhe Greqia tani më i kanë kristalizuar qëndrimet për kontestin e emrit. Nga zyrtarët në Shkup ndërmjetësit Metju Nimic iu prezantua qëndrimi se është e pranueshme zgjidhja që nuk prek identitetin maqedonas, ndërsa Athina ka paralajmëruar propozim- marrëveshje që përfshijnë përdorimin e emrit, identitetin dhe gjuhën. Nga ana tjetër, mbrëmë në emisionin ZIGZAG në ART CHANNEL përfaqësues politik dhe ekspertë kanë shfaqur optimizëm se do të gjindet zgjidhje deri në muajin qershor.

Pas vizitës së ndërmjetësit të Kombeve të Bashkuara në Shkup dhe Athinë, ku ai dëgjoi qëndrimet e të dy palëve për përpozimet e ofruara për tejkalimin e dallimeve rreth kontestit të emrit, politikanët dhe ekspertët thonë se bisedimet janë në rrugë të mbarë dhe zgjidhja për kontestin 25 vjeçarë është e afërt.

Edhe profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ylber Sela, shprehet optimist se bisedimet janë në rrugë të mbarë dhe kontesti do të zgjidhet deri në muajin qershor.

Ndërmjetësi Methu Nimic pas takimeve nuk ka bërë të ditur nëse sërish do të takojë krerët shtetëror të të dy vendeve, megjithëse paraprakish ka njoftuar se çdo muaj planifikon të realizojë kontakte me Athinën dhe Shkupin. /Art Channel/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia