“Andora”, Teatri “Bekim Femiu” – Intervistë speciale me aktorët e shfaqjes (VIDEO)

Aktorët e shfaqjes ”Andora” tek teatri ”Bekim Femiu” thanë se kanë kaluar shumë mirë dhe janë të kënaqur si me shfaqjen ashtu edhe me pritjen e publikut në RMV.

”Na kanë pritur shumë mirë një pritje shumë e mirë, besoj që edhe me shfaqjen kena me kalu shumë mirë, besojmë që do shkojë gjithçka mirë nuk mendoj që mund të kemi ndonjë problem. Kemi bërë një provë para dite më shumë teknike por sa me i kujtuar gjërat kryesore dhe me u bë gati, sepse ne kemi pasur një pauzë të shkurtë sa me marë pak vetën” – tha njëri nga aktorët.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

”Kam luajtur në teatrin e Shkupit mirëpo ky renovimi që u ka bë skam luajtur, me than të drejtën menzi kam pritë me ardhë dhe tpaktën edhe vetëm me e pa, sepse është shum lajmi i mirë kur teatrot renovohen për të mirë është hera e parë që po luajmë dhe publiku i Maqedonisë gjithmonë kur kemi luajtur shfaqje na kanë pritur shumë mirë kemi qenë edhe në Tetovë dhe kemi kaluar tepër mirë” – tha aktori i shfaqjes ”Andora”. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share