Angel Correa i pari që shënon nga pankina?

Goli i anuluar u konsiderua i vlefshëm pasi lojtari u zëvendësua

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Atlético Madrid priti Getafen në Metropolitano dhe u detyrua të ndajë pikët në një barazim 1-1. Barazimi erdhi në një mënyrë që nuk e kemi parë kurrë më parë! Portieri i Getafe David Soria shpëtoi portën nga një gjuajtje nga distanca dhe topi shkoi pranë Ángel Correa, i cili nuk e pati të vështirë ta dërgonte në rrjetë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Por goli nuk u lejua pasi pozicioni i lojtarit u konsoderua si jashtë loje. Diego Simone e zëvendësoi yllin argjentinas. Por menjëherë u aktivizua Video Arbitri. Komunikimi me kryesorin e ndershjes tregon qartë se VAR korrigjoi gabimin e anësorit duke konsideruar golin të vlefshëm.

Lojtarët e Atletico vrapuan drejt tij për të festuar në skena që nuk janë parë ndonjëherë në futboll.

Fatkeqësisht gëzimi zgjati deri në minutën e 83 kur Unai barazoi. Ky rezultat vë në vështirësi trajnerin Simeone i cili po mendon largimin nga klubi. Atletico Madrid është në vendin e katërt në Spanjë me 35 pikë, 15 më pak nga Barcelona, ndërsa Getafe është e dyta nga fundi me 18 pikë.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share