close
Sport

ANGELOVSKI: KEMI BËRË GJYSMËN E PUNËS

613D4ADB-1E12-43BB-8729-E331F517C7E7

Maqedonia e Veriut gjendet vetëm një hap larg plasmanit historik në Kampionatin Evropian. Seleksionuesi Angelovski pas ndeshjes me Kosovën deklaroi se fitorja ishte me meritë.

“Merituam të gëzohemi, por ende nuk kemi bërë asgjë. Deri në ndeshjen me Gjeorgjinë ka edhe një muaj. Të gjithë do të frymojmë për atë ditë. Shpresoj që pas 30 viteve Maqedonia do të plasohet në Euro. Shpresoj se në Gjeorgji do të kërcej edhe më lart. Do të dëshiroj që të gjithë futbollistët ti kem në dispozicion për atë ndeshje. Mendoj se ndeshjen me Kosovën duhej ta zgjidhnim shumë më herët” – ka deklaruar në Konferencën për media Seleksionuesi Angelovski. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia