Anija përmbyset në kantierin detar të Edinburgut, dhjetra të lënduar

33 persona kanë mbetur të lënduar pasi një anije është përmbysur në një kantier detar të Edinburgut.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Sipas shërbimit skocez të ndihmës së shpejtë, 21 persona janë dërguar në spital dhe 12 të tjerëve iu dha ndihma mjekësore në vendin e incidentit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Fotot e postuara në rrjetet sociale tregojnë anijen plot 3000 tonëshe, e cila është në pronësi të marinës amerikane, e mbështetur në një kënd 45 gradë.

Sapo u njoftua për incidentin, në vendin e ngjarjes janë dërguar 5 ambulanca dhe ekipe mjekësore për të trajtuar të lënduarit. Policia e Skocisë iu kërkoi qytetarëve që të shmangnin zonën drejt vendin të ngjarjes për të lejuar aksesin për shërbimet e urgjencës.

Shoqata e Detarëve tha se po mbështeste njerëzit e prekur nga incidenti.

“Mendimet dhe lutjet tona janë me të gjithë të prekurit nga aksidenti i mëngjesit të sotëm në Leith. Fatkeqësisht shumë janë lënduar rëndë. Ne po mbështesim ata që mundemi.”

Akoma nuk ka infromacion se cili ka qenë shkaku i këtij incidenti dhe po kryhen hetime për të zbardhur ngjarjen./tvklan.al

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share