Ansambli Shtetëror shqiptar me 1000 spektatorë shënoi 114 vjetorin e Alfabetit

Ovacione dhe emocione të jashtëzakonshme kanë përshkuar natën e 22 nëntorit në Qendrën për Kulturë në Manastir! Post- pandemia la pasoja posaqërisht në “prishjen” e traditës së ndjekjes së koncerteve por Ansambli shqiptar arriti të zgjojë interesim sa kapacitet i asaj salle të jetë I pamjaftueshëm për interesimin e publikut.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Si rrallë më parë në atë sallë kishte rreth 1000 spektatorë të cilët kanë përcjellur me duatrokitje çdo artist nga fillimi deri në fund! Manastiri në ditën e alfabetit mblodhi shqiptarët nga Struga në Shkup duke na nderuar dhe vëllezërit e motrat nga Kosova e Shqipëria! Përfaqesues institucionesh, zv ministri I kulturës z.Daim Luçi, sekretari shtetëror z.Valmir Aziri, maestro Zhani Ciko, ikona e valles Liliana Cingu, intelektualë, njerëz të botës akademike, artistë, të rinjë e të reja manastiras kanë ndjekur për së afërmi këtë spektakël të madh rreth dy orësh ku çdo gjë nga përzgjedhja e programit e deri tek pamja vizuele ishte menduar deri në detajin më të vogël!

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në mënyrë spektakulare filloi programin aktori Pajazit Murtishi me vargjet e Naimit për gjuhën shqipe për të vazhduar grupi i solistëve me himnin e Alfabetit shqip! E veçanta e koncertit ishte vendosja e polifonisë në program dhe këndimit “acapella” . Ky bllok u realizua me mjaft përpikmëri nga grupi I solistëve dhe Besarta Murtezani e Jetmir Rexhepi të cilët sollën “Bien lodrat” nga Milto Vako dhe këngët antologjike “Bijë çobanësh”, “Janinës ç’i panë sytë” dhe “Cili je ti more burrë ”. Në këtë bllok u luajtën me mjeshtri dy valle nga repertori I ansamblit punuar nga Genc Kastrati: “Vallja e Prespës” dhe “Vallja e jugut”.

Blloku i dytë nisi në mënyrê maestrale me aktorin Pajazit Murtishi dhe recitimin e vargjeve “ Fjalët e qiririt”gërshetuar me vokalin e Shkodran Tolajt një version unik që transmetoi emocion të veçantë tek spektatori! Vazhdoi interpretimin solisti Agron Kalisi i cili identifikohet tashmë me këngën “ Brahim Këta”. Solisti Jetmir Rexhepi dha mesazhe të fuqishme më “ Këngë bashkimi” dhe bllokun e mbylli Kastriot Latifi dhe kënga “ Shqiptaria”
Blloku I tretë u hap me premierë absolute që solli në mënyrë krejt të veçantë vallen nga zona karakteristike e Dervenit! Kostüme unike punuar nga Edlira Sula, lojë interesante, konceptim muzikor I gjetur ku nê formacion kishte vetëm instrumente burimore dhe puna me përkushtim e profesorit Artan Ibershimi solli në mënyrë të jashtëzakonshme vallen e një zone rë gjurmuar për herê të parë!

Pas valles së Dervenit u interpretua “Dallëndyshe” nga Era Azemi, “Moj Shqipëri të qofsha falë” nga grupi i solistëve, “Jem ilira e jem teuta” nga Nexhat Suma si dhe kënga e njohur dibrane “Retë e zeza” që interpretuar fuqishëm nga Jetmir Rexhepi e Shkodran Tolaj. Në këtë atmosferë u soll edhe vallja e zonë së pasur të Dibrës punuar me përkushtim nga koreografi Gjergj Prevazi më muzikë nga Valton Beqiri!

Sipas traditës ansambli ndau mirënjohje dhe kësaj radhe I takoi një prej kontribuesve më të mëdhenjë në ruajtjen dhe kultivimin e kulturës në Prespë e Manastir mësuesit të shumë brezave Bexhet Ajredini i cili tha se suksesi I tij është rezultat I muzikës së pasur të trevës së Prespës ndërkaq drejtori Tolaj është I pari drejtues nga institucionet që ka interes të veçantë ndaj kulturës së çdo treve! Me emocione e lot ai pranoi medaljen e ansamblit që potencoi se do e mban me krenari si arritje jetësore!

Mbrëmjen e përshëndeti më fjalë të përzgjedhura sekretari shtetëror Valmir Aziri ndërkaq moderimi i këtij spektakli u bë mrekullueshëm nga Avni Qahili!Mbrëmja u mbyll me daljen e të gjithë artistëve në skenë duke u promovuar kënga e këngëtarit të madh Ilir Shaqiri punuar enkas për këtë përvjetor të 114- të të Kongresit të Manastirit. Koncerti është pjesë e programit vjetor miratuar nga Ministria e Kulturës, u mbajt nën përkujdesjen e Ministrisë për Sistem Politik dhe Marëdhënie në mes Bashkësive! Koncerti u transmetua nga Televizioni i Maqedonisë, programi në gjuhën shqipe dhe në Televizionin shqiptar!

 

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share