close

ANTIKORRUPSIONI HAP LËNDË PËR RASTIN “MATKA”

Rasti “ndërtimi i egër në Matkë është lëndë hetimi nga Komisioni për pengimin e korrupsionit. Shpallja e institucioneve shtetërore për jokompetente në këtë rast, sipas kryetares së Komisionit për pengimin e korrupsionit Biljana Ivanovska, e ndezi dritën e kuqe për të hapur lëndë për Matkën. Për lëndën e dytë të posahapur, e cilësuar si e dyshimtë, për korrupsion në politikë, me rastin e punësimit të dy juristëve në Agjencinë për media elektronike, gjatë periudhës zgjedhore, siç thonë në këtë institucion nuk ka bazë, sepse fjala është për angazhim të përkoshëm për nevojat e monitorimit të mediave.

Punësimi i ri i dy juristëve në Agjencinë për Media, në periudhën kur më janë shpallur zgjedhjet presidenciale është arsye e mjaftueshme që të analizohet rregullueshmëria e procedurës: Komisionit për pengimin e korrupsionit,

“Emrat nuk i publikojmë, dëgjuam se gjatë procesit zgjedhor ka dy punësime të dy juristëve dhe për këtë shkak me iniciativë personale po e hapim këtë lëndë.’ -deklaroi Biljana Ivanovska-Kryetare e KPK.

Drejtori i Agjencisë për Media, Zoran Trajçevski përmes telefonit për Tv Klan pohoi se janë punësuar disa persona, por përmes Agjencisë për punësime të përkohshme, që sipas tij nuk bie ndesh me ligjet.

“Për shkak të shtimit të punës janë angazhuar disa persona për të bërë monitorimin e serviseve programore të mediave për të përcjellur fushatën zgjedhore. Kjo është praktikë e rëndomtë, dhe nga një prilli pritet që në mënyrë të njëjtë, përmes Agjencisë për punësim të përkohshëm, të angazhohen edhe persona të tjerë.”- thonë nga Agjencia për Media.

Anëtarët për Antikorrupsion, siç tha Ivanovska, vëzhgimin e drejton edhe te komuna e Sarajit, lidhur me mosmarrëveshjen midis pushtetit lokal dhe atij qendror rreth ligjdhënies së vendosjes së disa platformave të drunjta mbi ujin e liqenit artrificial Matka.

Gjatë javëve të kaluara institucione të ndryshme mes të cilëve dhe inspektorati ndërtimor, janë shpallur jokompetentë.

‘Lëndën e hapim nga dyshimi për keqpërdorim dhe punë joligjore të komunës së Sarajit për rastin Matka.” -shprehet Biljana Ivanovska-Kryetare e KPK.

Nga rastet e hapura deri më tani, dy kanë përfunduar, lidhur me 18 punësime të të afërmve me politikanët, pra se nuk ishte e vërtetë se vajza e deputetes Emilija Aleksandrova është punësuar në Fondin e inovacioneve, ndërsa bashkëshortja e kryetarit të Berovës Zvonko Pekevski, e cila paradokohe ka marrë kontratë për punësim të rregullt në shhkollë. Në të vërtetë ajo ka punuar atje edhe para se bashkëshorti të vijë në pozicion, me një kontratë tjetër fare. Rasti për punësimin e vajzës së Kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi është ende i hapur, por nga kompania ELEM, ajo ka marrë pjesë në konkurs dhe ka fituar vend pune. Ende priten dokumentet për rangimin e kandidatëve të tjerë.

Ivanovska nuk e përjashtoi mundësinë që të hetohet edhe rasti i Strugës, për ndërtimin eventual të objektit në buzë të ujit të liqenit. Për shkak të numrit të madh të denoncimeve dhe në mungesë të ekipit të mjaftueshëm, Komisioni Shtetëror për pengimin e korrupsionit nuk ka pasur kohë të merret me blerjen e dy banesave në lokacion atraktiv nga familja e Presidentit Gjorgje Ivanov. /Biljana Georgievska/