close

ANTIKORRUPSIONI HAP LËNDË TË REJA PËR NEPOTIZËM

Komisioni shtetëror për parandalimin e antikorrupsionit sot publikoi 40-të emra të lidhjeve farefisnore me funksionarë të lartë, deputetë, kryetarë komunash, këshilltarë, gjykatës, ministra të qeverisë së mëparshme dhe qeverisë aktuale. Analizat për shkaqet e nepotizmit dhe konflikti i mundshëm interesash gjatë punësimit të të afërmeve në pozitat e larta të enteve shtetërore të vendit, mbeten në duart e antikorrupsionerëve.

Epidemia ose sindromi i pandemisë i punësimit sipas linjës partiake apo farefisnore, janë vetëm pjesë e fjalëve që i dëgjojmë në opinion, por që kanë të bëjnë me skandalin, nepotizmin dhe konfliktin e interesave të funksionarëve të tanishëm dhe të mëparshëm. Komisioni Shtetëror për parandalimin e korrupsionit, hapi lëndë për 40-të emra të rrinj, mes të cilëve, për Zoran Remenskin, nipin e deputetes Frosina Remenski, për inkuadrim të mundshëm përmes nepotizmit në ELEM.

Si e punësuar në ELEM në listë u gjet edhe kunata e ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ndërsa moment i ri është edhe Ajsel Fazliu, motra e ministrit të Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu, e punësuar në qeveri si edhe nipi i tij Abdylkader, i cili u avancua drejtor i sigurisë në sistemin hekurudhor.

Në listë u gjetën edhe emra të udhëheqësisë së mëparshme që kohëve të fundit u kritikuan nga pushteti. Këtu është Kristina Bozhinovska në vendin e punës në agjencinë e komunikimeve elektronike si bashkëshorte e sekretarit të mëparshëm të qeverisë.

Kiril Bozhinovski dhe nusja, dajë, kushëri dhe kushërire e deputetit Antonio Milloshovski i punësuar në katastër, regjistrin qendror dhe kanalizimin Shkup, si edhe babai dhe motra e sekretarit të Përgjithshëm të VMRO-së, Igor Janushev i punësuar në qendrën për udhëheqjen e situatave të krizës dhe në MPB. Në listë u gjet edhe vajza e Sead Rexhepagiçit, gjykatësit të procedurës paraprake i cili vendosi për paraburgimin e Mile Janakievskit dhe Spiro Ristovskit, si e punësuar në gjykatën Themelore Shkup.

“Ky është sindrom i cili seriozisht rrezikon funksionimin e shtetit sepse asnjë pushtet nuk është imun ndaj shfrytëzimit të pozicionit të qeverisë…Ja shikoni edhe në rastet e reja sa janë atraktive vendet e punës në Agjencinë për Komunikime Elektronike ose nuk e di, ujësjellsi ose kanalizimi, mendoj institucione të mira ku është mirë të vendoseni apo punësoni ndonjë të afërt.” deklaroi Sofka Pejovska Dojçinovska.

Janë hapur edhe 3 raste të korrupsionit sipas denoncimeve nga qytetarët, ndërsa në një rast është përzier edhe ministri, por komisioni nuk donte ta zbardhë emrin e tij e as të thotë a është nga garniture qeveritare e tanishme apo e shkuar.

“Kjo lëndë bazohet në denoncimin e një personi të panjohur, por megjithatë bëhet fjalë për keqpërdorimin e funksionit ministër për të punësuar persona me gjimnaz apo shkollë të fillore.” shprehet Katica Nikollovska

Antikorrupsionerët do të ngrejnë procedurë për kundërvajtje ndaj Aziz Pollozhanit i cili është zgjedhur rektor i universitetit Nënë Tereza, por nuk ka paraqitur asnjë fletë anketimi për gjendjen e tij të pasurisë. Pollozhani u zgjodh rektor në Prill të vitit 2018, pa dorëzuar kurrfarë liste anketuese për gjendjen e tij ekonomike. Më herët Komisioni Antikorrupsion hapi 18-të lëndë punësimi të cilat do të kontrollohen se a kanë pasur konflikt interesash.

Ndër të parat janë bashkëshorti I deputetes Mila Stojcevska, Iljo Stojcevski në policinë pyjore në Dellcevë, për djalin e tij Viktor Stojcevski i cili ishte i punësuar në Elemin shtetëror si dhe për vëllain e saj Cvetan Velevski i punësuar në minierën “Bitolla”. Një pjesë prej tyre tani më janë tërhequr nga këto vende pune. /Verica Dimitrijevska/