close

ANTIKORRUPSIONI “NDAL” ZAEVIN 

Funksionarët e RDK-së japin dorëheqje nga të gjitha postet


Pasi Komisioni për parandalimin e korrupsionit kumtoi se ka konflikt të interesit nëse Zoran Zaev i kryen dy funksione në ekzekutiv, kryeministri vendosi që ta tërheqë propozimin që ai të jetë edhe kryetar i Qeverisë edhe Ministër i Financave.

Opozita si duket ka hartuar planin preciz për këtë ditë… Të gjithë deputetet e VMRO DPMNE-së u paraqiten për fjalë, e foltorja e Kuvendit u bë si skenë partiake për promovimin e partisë.
Kryetari i Kuvendit ua tërhoqi vëmendjen deputeteve, por ata vazhduan me të vetën.

Micevski e ka të qartë se është në opozitë, e Zaev se do të vazhdojë të jetë kryeministër, e ai që pësoi më keq është Vesel Memedi dhe partia e tij.

Debati për emërimin e ministrave të ri është i kufizuar në dy ditë, dhe pritet që këtë kohë opozita ta shfrytëzoj maksimalisht, e votimi të bëhet nesër, 5 minuta para mesnatës. /Furkan Saliu/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!