Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit me iniciativë personale do ta shqyrtojë lëndën për furnizimin publik për instalimin e sistemit të radarëve për menaxhim me trafikun ajror dhe për rolin e Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski. Antikorrupsioni gjithashtu do t’i shqyrtojë edhe ndërtimet e egra në Ohër kurse është ngritur procedurë për ndjekje penale të Kryetarit të Komunës së Sarajit për shkak të ndërtimeve të egra në Matkë.
Komisioni Antikoorupsion në seancën e sotme ka kërkura nga Prokuroria të hap hetime kundër Kryetarit të Komunës së Sarajit Blerim Bexhetit, për shkak se nuk ka vepruar me kërkesa për legalizimin e platformave të egra në Matkë.
“Propozoj që Komisioni të ngrejë iniciativë për ndjekje penale të Kryetarit të Komunës për shkak se nuk është përgjigjur ndaj kërkesave të lartëpërmendura.” –deklaroi Biljana Ivanovska-KSHPK.
Pas ekspertizës në vendngjarje dhe në dokumentacionin e përgjithshëm, Komisioni ka vërtetuar se Kryetari i Komunës Blerim Bexheti ka pasur obligim ligjor që t’i refuzojë kërkesat për legalizim të objekteve të përkohshme, por siç thuhet, në vend të kësaj, ai këto lëndë i ka mbajtur në sirtare. Përpos kësaj, Komisioni do t`i shqyrtojë edhe ndërtimet e egra tek Rrapi në Ohër, pronë e këshilltarit të BDI-së Nefi Useini.
“Lidhur me tenderin e shpallur nga ana e Komunës së Ohrit për zgjedhjen e firmës që do t’i rrënojë ndërtimet e egra në Ohër, në mesin e dy firmave që kanë dorëzuar oferta është edhe ajo e anëtarit të këshillit Nefi Useini, pronar i lokalit-ndërtimi i egër tek Rrapi. Antikorrupsioni ka dërguar komunikatë për kufizimet me qëllim të konfliktit të interesave”-vlerëson Biljana Ivanovska-KSHPK.
Me iniciativë personale, Komisioni Antikorrupsion ka hapur edhe lëndën Rashkovski. Do të shqyrtohet rasti me furnizimin publik për instalimin e sistemit të radarëve për menaxhim me trafikun ajror me mjete të Bankës Evropiane kurse gjithashtu do të shqyrtohet edhe roli i Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë Dragi Rashkovski lidhur me këtë rast. /Verica Dimitrijevska/