close

APOSTOLOVA: MERRNI SERIOZISHT REKOMANDIMET

Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën ka qenë zhënjyes ka vlerësuar shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të marrin parasysh rekomandimet e Komisionit Evropian në Raportin e Progresit. Sipas saj, ky raport nuk paraqet përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave, por një pasqyrë të asaj që ndodh në Kosovë.

“Këto 110 faqe janë një analizë e jashtëzakonshme e detajuar nga ekspertët më të mirë andaj duam që edhe ju të ecni përpara dhe që sa më shpejtë të keni një plan veprimi për këto rekomandime. Raporti është veç një pasqyrim se çka po ndodhë në Kosovë, qoftë të mira apo të këqia. Ky raport flet për çështjen e veteranëve, mos meritokracinë, numrin e madh të ministrave e zv.ministrave.” –tha Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova,

Këto komente Apostolova i bëri në një tryezë të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike GLPS me temën “Të rikujtojmë të dukshmen: Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën”. /Klan Maqedoni/