Arabia do furnizojë Gjermaninë me gaz

Firmoset marrëveshja. Sasia e parë, brenda 2022

Emiratet e Bashkuara Arabe do të ndihmojnë Gjermaninë për të përballuar krizën energjetike që ka përfshirë vendin si pasojë ndërprerjes së furnizimit me gaz nga Rusia. Në prani të kancelarit Olaf Scholz dhe Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed al-Nahyan, u nënshkrua në Abu Dabi një marrëveshje bashkëpunimi që garanton furnizimin e Gjermanisë me gaz të lëngshëm.

Më herët kancelari gjerman që gjendet në një udhëtim dy ditor në vendet e Arabisë theksoi se Gjermania po punon për realizimin e një sërë projektesh që do të diverfikojnë burimet e energjisë për ekonominë gjermane.

“Ne kemi bërë progres në një seri të tërë projektesh që kanë të bëjnë me prodhimin e gazit. Kemi projekte të gazit natyror të lëngshëm që luajnë një rol të rëndësishëm. Pra, kjo është shumë e rëndësishme për bashkëpunimin e ardhshëm ekonomik, por sigurisht edhe për transformimin e ekonomive kombëtare që do të shkojnë drejt energjisë së pastër”.

Ai tha se qëllimi është që Gjermania të shkëputet nga varësia e gazit rus.

“Duhet të sigurohemi që prodhimi i gazit natyror në botë të avancojë deri në atë pikë ku kërkesa e lartë që ekziston mund të plotësohet pa pasur nevojë t’i drejtohemi kapaciteteve prodhuese që janë në Rusi. Kjo është e lidhur me të gjitha projektet që tani po zhvillohen në të gjithë botën, por edhe këtu”.

Pas Abu Dabit ai udhëtoi drejt Katarit në përpjekje për të gjetur partnerë të rinj në përballimin e krizës energjetike.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share