close

Ardian Imeri: Ndeshja Poloni – Arabi Saudite, më e mira e këtij botërori deri tani

Trajneri i futbollit Ardian Imeri, i ftuar në emisionin MundoKlan ka analizuar ndeshjet e sotme të Kampionatit Botëror në Katar. Ai ka lëvduar ekipin e Francës që edhe përkundër mungesës së benzemas po tregon se është një nga favoritët për trofeun. Ndërsa sa i përket ndeshjeve në grupin C, mes Polonisë dhe Arabisë Saudit, Imeri ka thënë se kjo ka qënë shembull i “total futbollit” dhe ndeshja më e bukur deri tani në këtë kampionat.

“Për mua sa ndeshje janë luajtur deri sot, ndeshja Arabi Saudite – Poloni, për mendimin tim personal ka qenë ndër ndeshjet më të mira. Total futboll. Shanse, lojë e hapur, shtylla, penalti e humbur, mbrojtje të portierëve. Komplet ka qenë ndër ndeshjet më të mira. Ta kishte dhënë Arabia penaltinë, do të kishim një ndeshje krejt tjetrë”, deklaroi Ardian Imeri./KlanMacedonia

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!