close

ARGJENTINA E KOLUMBIA NIKOQIR TË “COPA AMERIKA 2020”

“Copa Amerika 2020” zhvillohet paralel me “Euro 2020”


 

Pres qendra e CONMEBOL ka konfirmuara se Argjentina dhe Klumbia do të jenë nikoqir të “Copa America 2020”.  Pra, Argjentina do të jetë nikoqire me shtetet që bëjnë pjesë nga zona jugore së bashku me Bolivinë, Kilin, Paraguain dhe Uruguain. Ndërsa Kolumbia do të mirëpret shtetet nga zona veriore, siç janë Brazili, Ekuadori, Peru, Venezuela dhe skuadra e tyre kombëtare.

Të dyja grupeve do ju bashkohet edhe nga një kombëtare, që do të ftohen në mënyrë plotësuese. 4 skuadrat e para në të dyja grupet do të vazhdojnë në rrethin e dytë, ku do të aplikohet faza e eliminimit.

Argjentina për herë të fundit ka qenë nikoqire e “Copa America” në vitin 2011, kur Messi, Karlo Tevez, Diego Milito, Havier Zaneti, Anhel Di Maria dhe shokët e tyre arritën deri në fazën çerekfinale, ndërkohë Kolumbia për herë të fundit një event të këtillë kishte organizuar në vitin 2001, kur nën drejtimin e legjendës Fransisko “Paço” Maturana, kjo kombëtare kishte arritur që të triumfojë, duke rrëmbyer trofeun e vetëm deri më tani, pasi në finalen e madhe falë golit të shënuar nga Ivan Ramiro Kordoba kishin mundur Meksikën.

Rikujtojmë se gjatë verës së vitit 2019 Brazili do të jetë nikoqir i ndeshjeve finale të “Copa America”.

CONMEBOL po bënë çmos që këtë kampionat të Amerikës Jugore ta “barazojë” me atë të Europës, që zhvillohet në çdo 4 vite. Kësisoj “Copa America 2020” do të zhvillohet paralel me Euro 2020. Të dy turnetë do të startojnë me 12 qershor dhe do të mbyllen më 12 korrik. /Agjencitë/