close
Bota

ARGJENTINË: VIRUSI HANTA MERR JETËN NËNTË PERSONAVE

FE1C8F6FBD14A91BBB7EDB4941A8F59E

Si pasojë e virusit Hanta, një sëmundje infektive e mushkërive, kanë ndërruar jetë nëntë persona. Virusi Hanta karakterizohet me simptome si të gripit, të cilat shumë shpejtë mund të avancohen dhe të sjellin problem me frymëmarrjen që mund të jetë e rrezikshme për jetën.

Zyrtarët argjentinas theksojnë se janë regjistruar 26 të sëmurë, ndërsa nëntë kanë humbur betejën për jetën.

Gjykatësi Martin Zacchino mori vendim për ndalimin një mujor të qarkullimit të banorëve të këtij vendi në të cilin jetojnë rreth 3.000 persona.

Përkohësisht janë ndaluar tubimet, duke përfshirë edhe ato në funeralet. Që nga viti 2013, 111 njerëz kanë vdekur nga virusi Hanta në Argjentinë. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia