close
Top LajmeVendi

ARRATISJA E GRUEVSKIT: HAN PËR MIA-NUK JAM NAIV PËR MËNYRËN E ARRATISJES

han

“Duhet pritur raporti i MPB-së”


Komisioneri Johanes Han thotë se nuk është naiv kur bëhet fjalë për mënyrën e arratisjes së Gruevskit nga Maqedonia në Hungari, ku ka përfituar azilin. Han është i vetëdijshëm se duke marrë parasysh rrugën e arratisjes, ai nuk ka qenë i drejtpërdrejtë, por në të gjithë rajonin, që për Komisionerin është një shenjë se ka pasur një bashkëpunim rajonal që aspak nuk i pëlqen. Këtë ua ka bërë me dije gjithë kolegëve të rajonit – thotë Han në intervistën për Agjencinë e Lajmeve MIA.

Për atë nëse mendon se Maqedonia është e përzier në arratisjen e Gruevskit, Han vlerëson se duhet të pritet raporti i MPB-së që të kuptohet se çka ka ndodhur. Han nuk ka biseduar në mënyrë të drejtpërdrejtë me Kryeministrin hungarez Orban rreth azilit të Gruevskit, por thotë se ka qenë i informuar për çështjen dypalëshe mes kandidatit për azil dhe autoriteteve dhe se nuk ka obligim të thuhen publikisht shkaqet e dhënies së azilit. Komisioneri Han vlerëson se Gruevski më mirë është të gjykohet në vendin ku është bërë vepra dhe konform shtetit juridik. /Klan Maqedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia