close

ARRATISJA E GRUEVSKIT: OJQ-të KËRKOJNË PËRGJEGJËSI POLITIKE

Kërkohet dorëheqje e Spasovskit dhe dy drejtorëve


Organizatat joqeveritare kërkojnë nga Qeveria dorëheqjen e ministrit i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe dy drejtorëve të tjerë për arratisjen e Gruevskit.

Organizatat joqeveritare kërkojnë nga Qeveria dorëheqjen e ministrit i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe dy drejtorë të tjerë duhet të japin përgjegjësi, për rastin e arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, pavarësisht nëse hetimi tregon se s’ka përgjegjësi penale.

“Vlerësojmë se është e patjetërsueshme që të ndërmerret përgjegjësi politike, të ketë dorëheqje nga ministri i Punëve të Brendshme, drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe drejtori i Agjencisë për Zbulim.”- thonë nga OJQ-të.

Sipas tyre, përgjegjësia eventuale penale, e cila ende po konstatohet, nuk i liron të theksuarit nga përgjegjësia politike.

“Mospërballja me këtë fenomen mund të jetë pengesë serioze për integrimet evropiane. Konkluzat për Çështje të Përgjithshme të BE-së qartë thonë se është e domosdoshme të ketë përforcim të sundimit të së drejtës dhe vendosjen e shtetit ligjor në të cilin ligjet do të vlejnë njëjtë për të gjithë qytetarët.” –shprehen nga OJQ-të.

Pas këtyre thirrjeve qëndrojnë instituti për demokraci, societas civilis, instituti për politik evropiane dhe organizata të tjera. /Klan Maqedoni/