Pas thujase tre muajve të arratisjes s ëish-Kryeministrit Nikola Gruevski, Prokuroria ka njoftuar se deri më tani nuk është vërtetuar përgjegjësi penale për askend. Nuk ka dëshmi nëse persona zyrtar kanë ndihmuar ose kanë organizuar planin e arratisjes. Ka pasur vetëm lëshime, nëse në gjykatë, MPB ose në PSP, nuk është sqaruar.
Prokuroria për krim të organizuar në parahetimet e deritashme nuk ka vërtetuar përgjegjësi penale të personave zyrtar që I kanë ndihmuar ish-Kryeministrit Nikola Gruevski gjatë arratisjes, por vetëm kanë locuar disa lëshime të caktuara në procedurën e institucioneve kompetente.
Në një komunikatë të zgjeruar janë përmendur të gjitha veprimet e ndërmarra nga prokurorët. Janë analizuar listingje të 60 numrave telefonik, të personave që kanë qenë të lidhur ose për të cilët kanë ekzistuar dyshime se kanë komunikuar me Gruevskin periudhën kritike. Prokurorët kanë marrë në pyetje gjithsejt 56 pesona, prej të cilëve 28 zyrtar policor nga vendkalimet kufitare, gjashtë anëtarë të sigurimit të Gruevskit, pesë persona zyrtar nga MPB-ja dhe 17 persona të tjerë.
MPB-ja ende është duke e analizuar videomaterialin prej rreth dhjetë terabajtëve nga kamerat e sigurisë nëpër Shkup, nga Aeroporti, nëpër shumë hotele dhe objekte nga rruga Shpile-Dibër dhe nga të gjitha vendkalimet kufitare.
Është vërtetuar se në Shtator të vitit 2018, në datë të njëjtë, nga tri banka të ndryshme, ish-Kryeministri Gruevski, ka ngritur rreth 120 mijë euro nga llogaritë personale, për cka bankat kanë lajmëruar Drejtorinë për Kundërzbulim Financiar dhe PSP-në.
Përmes ndihmës ndërkombëtare juridike, Mali I Zi ka dorëzuar xhirimet nga vendkalimet kufitare, por edhe nga kamerat rreth ambasadës hungareze në Shqipëri, kurse Shqipëria, sic thuhet në komunikatë, këtë muaj është përgjigjur se materiali nuk është ruajtur. Nga Interpoli kanë njoftuar se nuk ekzistojnë të dhëna për dalje të Gruevskit në asnjë vendkalim kufitar të Maqedonisë në periudhën kritike. /Klan Maqedoni/