Njëzet e tre persona janë arrestuar pas trazirave në Kopenhagë, ka bërë të ditur të hënën policia daneze, derisa kanë eskaluar kundër-protestat ndaj demonstratave të një aktivisti të krahut të djathtë.
Trazirat janë përhapur të dielën në disa pjesë të kryeqytetit danez, pasi që Rasmus Paludan, themeluesi i partisë kundër imigrantëve, “Hard Line” ka mbajtur demonstrate. /Agjencitë/