Ministria për punë të Brendshme njoftonë se sot (09.07.2022) në ora 01:30 minuta në autostradën tek kyçja “Miravcë” nëpunës policorë të Stacionit Policor Bogorodicë i kanë privuar nga liria M.J. (43) nga Shkupi dhe A.A. (26) nga f. Haraçinë-Shkup.
Në të vërtetë rreth orës 00:10 minuta gjatë kontrollit të automjetit “iveco” me rimorkio, me targa regjistrimi të Shkupit, i drejtuar nga M.J., në të cilin si bashkëudhëtar ka qenë A.A., janë gjetur 87 persona migrantë, prej tyre 45 nga Siria, 39 nga Pakistani, dy nga Kongo dhe një nga India.
M.J. dhe A.A. janë arrestuar dhe kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës, kurse pas përfundimit të procedurës personat migrantë do të dërgohen në qendër për pranim.
Lexo gjithashtu
Dy vjet nga djegia e spitalit modular dhe 14 viktima, askush në burg
Familijarët kërkojnë drejtësi, nuk mund t’i ndalin lotët Kur shteti po feston, familijarët dhe një pjesë e qytetareve…
08.09.23 19:15
Boshkovska dhe Georgievska u zgjodhën Gjykatës në Supreme
Gjykatësi Bexheti ra nga dy konkurset e paraqitura Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme, zgjodhi Anita Boshkovskën dhe…
29.03.23 15:07
7000 deri 9000 mijë puntorë në sektorin e industrisë rezikohen të ngelin pa punë
GJERASOV: 10 DERI NË 15 PËR QIND E TYRE MARRIN PJESË NË BPV-në Kolapsi i energjetik rezikon të lërë pa…
09.10.22 14:23