close

ARSIM: PAS GREVËS NJËDITËSHE VAZHDOI MËSIMI

Ademi: Dialog konstruktiv me SASHK-un


Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi sot ka njoftuar se bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë do të ofrojnë vaksinim në terren në shkollat ku ka nevojë. Deri në fund të muajit do të dihet saktë se sa fëmijë nuk janë regjistruar në klasë të parë. Ai edhe në një prononcim për Klan Maqedoni, duke komentuar grevën e sindikatës, ka konsideruar se gjatë periudhës së ardhshme me dialog konstruktiv dhe të arsyeshëm do të shqyrtohen të gjitha parametrat dhe të dhënat që në mënyrë të përbashkët të vendosin për rritjen e ardhshme të pagave për punëtorët në arsim.

Pas grevës së djeshme njëditëshe paralajmëruese, të organizuar nga SASHK-u, mësimdhënësit në shkollat fillore dhe të mesme sot kanë filluar mësimin. Viti shkollor 2019-2020 ka filluar për rreth 260 mijë nxënës të shkollave të mesme dhe fillore, prej të cilëve rreth 20 mijë janë nxënës të klasës së parë. Edhe në Shkollat Fillore e të mesme të Komunës së Tetovës mësimi ka filluar sipas plaNprogrameve.

Ndërkaq, Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski ka vizituar Shkollën Fillore Panajot Ginovski në Shkup ku rreth 70 nxënësve të klasës së parë u ka uruar fillim të mbarë të vitit shkollor, duke i këshilluar sa më shumë të lexojnë, kurse mësimdhënësit të mos kursejnë mundin dhe dijen për arsimimin e brezave të rinj. /Klan Macedoni/