A po fillon aksioni “fshesa”?
Ministri i Kulturë, Asaf Ademi e depononi dorëheqjen e tij, e tha që po tërhiqet për arsye shëndetësore. Të njëjtën e konfirmoi edhe kryeministri, Zoran Zaev, por kjo nuk do të thotë që ka filluar procesi i ndryshimeve që e paralajmëroi ai. Po pritet që të konfirmohet edhe zyrtarisht procesi zgjedhor, me verifikimin e mandatit presidencial të Stevo Pendarovskit, që të fillohet me ndryshimet. E ndryshime do të ketë edhe në ekzekutiv, por edhe tek LSDM-ja.
“Unë jam kompetent për pushtetin ekzekutiv, këtu do të ketë ndryshime… Duke u nisur nga Qeveria; zëvendësministra, sekretar, pastaj në mënyrë vertikale në ndërmarrjet publike, shoqëri aksionare, por në të njëjtën kohë do të ketë ndryshime edhe në vendin tjetër ku jam kompetent, e ajo është në Lidhjen Social Demokrate.“-deklaroi Kryeministri Zoran Zaev.
Mbetet dilema se kush do ta zëvendësoj Ademin.
“Unë sa kam informacione. Ministria e Kulturës i ngelet partisë tonë.’ –shprehet Asaf Ademi, Ministër i Kulturës.
“Kjo varet nga kuadrot, askush nuk është i destinuar për ndonjë fushë apo resor të caktuar. Do të varet nga kuadrot që do ti kemi, para se të gjithash nga ne si parti më e madhe e koalicionit, por edhe nga të gjitha partitë tjera politike që edhe në të ardhmen do të jenë pjesë e shumicës.” -tha Kryeministri Zoran Zaev.
Deri në emërimin e ministrit të ri Ademi do të udhëheq resorin e kulturës, kurse vet ai tha se e përkrah procesin e reformimit të ekzekutivit që e paralajmëroj kryeministri. /Furkan Saliu/