close
Top LajmeVendi

ASELBORN: ZGJEDHJET ME RËNDËSI TË VEÇANTË

Screenshot_4

Luksemburg mbështet vendin tuaj në proceset integruese


 

Zgjedhjet lokale të 15 tetorit janë shumë të rëndësishme për vendin. Këto janë zgjedhjet e para pas zgjedhjeve parlamentare të cilat OSBE do t’i vëzhgojë. Shumë me rëndësi është që ato të jenë të organizuara në mënyrë adekuate dhe të japin rezultat i cili do të jetë reflektim i demokracisë në vend, porositi ministri i Punëve të Jashtme dhe për Çështje Evropiane të Principatës së Madhe të Luksemburgut, Zhan Asalborn në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit me nikoqirin e tij, Nikolla Dimitrov.

Ai theksoi se pas disa viteve të rënda në politikën e brendshme në vend po ndjehen ndryshime të mëdha, për të cilat dinë edhe në Evropë dhe ato janë të rëndësishme, thotë, jo vetëm për ne, por edhe për tërë rajonin. Shprehi bindje se për demokracinë nevojitet ndryshim demokratik në mënyrë që demokracia të mbetet efikase dhe e realizueshme, ndërsa kjo Qeveri, konsideron se e ka vullnetin dhe energjinë të vendosë dhe ta mundësojë demokracinë në këtë vend.

“Luksemburgu është në anën tuaj dhe do të jetë edhe në të ardhmen. Në vitin 2005 në Bruksel thamë se Maqedonia do të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Prej atëherë kaluan 12 vite. E dimë se bisedimet me Bullgarinë dhe mënyra në të cilën gjetët zgjidhje me Bullgarinë është e mirë. Shpresoj se kjo do të mund të arrihet edhe me miqtë tanë në Greqi. I mbështes negociatat me vendin tuaj. Methju Nimic është negociues i shkathtë dhe mendoj dhe shpresoj se do të ketë ndjenjë t’i afrojë dy vendet në gjetjen e zgjidhjes. Shpresoj se edhe për anëtarësimin në BE dhe në NATO do të arrihet përparim shumë shpejtë”, tha Aselborn.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ndërkaq, theksoi se vizita e kolegut të tij nga Luksemburgu vjen në një periudhë shumë të rëndësishme për Maqedoninë si në pikëpamje të reformave të brendshme, ashtu edhe lidhur me politikën tonë të re të jashtme dhe theksoi se vendi do të bëjë gjithçka për të hapëruar përpara lidhur me BE-në dhe NATO-n.

“Ia prezantova rrëfimin tonë pozitiv dhe e binda se do të bëjmë gjithçka deri në fund të këtij viti, të bëjmë mjaftueshëm për ta bindur KE-në të na japë rekomandim të pastër dhe do të bëjmë gjithçka mundemi për t’i bindur fqinjët tanë dhe miqtë tanë evropianë se Maqedonia duhet të fillojë negociata inkuadruese me BE-në vitin e ardhshëm. Folëm edhe për NATO-n dhe për atë sa ndikim pozitiv do të ketë anëtarësimi i RM-së në Aleancë lidhur me stabilitetin tonë dhe stabilitetin e rajonit”, tha Dimitrov.

Shefi i diplomacisë së Luskemburgut sot, në suaza të vizitës së tij në Maqedoni u takua edhe me  kryeministrin Zoran Zaev, presidentin Gjorge Ivnaov dhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi. /V. D. /

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia