Toçi: Kërkojmë harmonizim të pagës e jo rritje të sajë
Thirrja për grevë nga ana e Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) vazhdon ku më 2 shtator është paralajmëruar grevë e cila do të zgjas një dite. Përmes një konference për shtyp Aleanca për Shqiptarët i është bashkuar kërkesavë të SASHK-ut duke kërkuar që Ministri të bëj harmonizmin e pagës dhe jo rritjen e sajë prej 5%.
Kërkesës së Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë i është bashkuar Aleanca për Shqiptarët ku sot përmes një konference për shtyp shprehën shqetësimin për sektorin më numër më të madh të të punësuarve gjegjësisht atë të arsimit, i cili ka pagën më të ulët në rajon. Ata i kërkuan ministrit harmonizimin e pagës në vend të rritjes së sajë.
Në konferencën e sotme Toçi u shpreh që ata janë për një pozitë dinjitoze të arsimtarëve si shtyllë kryesore e shoqërisë.
Ndërkaq në pronocimin e fundit të Minsitrit të Arsimit Arbër Ademi u shpreh që kjo grevë është e pa nevojshme në kohën ku kjo minstri në mënyrë kontinuele ka rritur pagën nga 5% dhe se edhe këtë shtator mësimdhënësit do të kënë rritje të pagës për 5%. Mirëpo kerkesa e sindikatës është e qartë, ata kerkojnë rritje të pagave për 25% për mësimdhënësit në të kundërtën më 2 Shtator kanë paralajmëruar grevë një ditore. /Klan Macedoni/