close

ASH: “SHËNDETËSIA” NUMËRON VETËM DËSHTIME

Departamenti i shëndetësisë i ASH-së në press konferencën e sotme, kërkoi përgjegjësi nga Ministria e Shëndetësisë në lidhje me dorëheqjen e doktorit Vlladimir Çadikovski nga Klinika ‘Zhan Mitrev’ i cili ishte i vetmi kardiokirurg pediatër i licensuar . Poashtu, nga ky departament kërkojnë zbardhjen e rastit të plagosjes së dy të rinjve nga ana e funksionarit të lartë të BDI-së.

Bekim Tateshi, thekson se departamenti i shëndetësisë i kësaj partie, e ka tërhequr vërejtjen që nga dhjetori i vitit të kaluar për
siç e quan, dështimin e projektit mes shtetit dhe spitalit, ku përveç jotransparencës, ndryshimit të  çmimeve të operacioneve kardiokirurgjike dhe rritjen e tyre për 30%, tani pasoi edhe dorëheqja e kardiokirurgut Çadikoski.  Tateshi për të gjitha këto, kërkon përgjegjësi nga Ministria e Shëndetësisë.

Tateshi, nga kjo press konferencë poashtu i bëri thirrje ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe për pjesëmarrje në një debat publik,
ku do të diskutojnë të gjitha problemet me të cilat po përballet shëndetësia në vend, dhe këtu përmendi projektet për laboratorët biokimik, projektin për sterilizimin e sallave kirurgjike, transperencë në parteritetin publiko-privat në sferën e ndihmës së shpejtë, rrogat e mjekëve dhe të tjera.

Ndërkaq, lidhur me plagosjen e dy të rinjve nga ana e funksionarit të lartë të BDI-së, Tateshi kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë dhe mjekësia ligjore të përgjigjen në lidhje me atë se a ka indikacione mjekësore për atë se plumbi akoma nuk i është larguar njërit prej të plagosurve apo, siç theksoi, dikush tenton që të fshehi gjurmët, prandaj si departament i shëndetësisë kërkojnë qasje tek të dhënat e këtij rasti. /Blerona Jakupi/