close
Top LajmeVendi

ASNJË VENDIM RRETH IMUNITETIT TË VELJANOVSKIT

veljanovski

Nuk është caktuar seancë plenare


Edhe pse ishte paraparë për sot, Kuvendit, nuk caktoi  seancë plenare, por pritet ajo të caktohet më së voni tre ditë pas marrjes së raportit.

Pas dy ditësh debat të ashpër, Komisioni kuvendor për çështje të rregullores, mandateve dhe imunitetit mbrëmë nuk solli vendim për kërkesën e Gjykatës Penale për miratimin e paraburgimit për deputetin dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanoski për shkak të dyshimit për involvim në ngjarjet e 27 prillit.

Votimi ishte i barabartë, gjegjësisht katër vota ishin “pro” dhe katër “kundër” që do të thotë se tani vendimin nëse duhet t’i merret imuniteti i deputetit Veljanoskit do të duhet ta sjellë Kuvendi pasi raporti i Komisionit t’i dërgohet kryetarit të Parlamentit.

Debati në Komisionin për çështje të rregullores, mandateve dhe imunitetit filloi të premten dhe deri dje në mbrëmje kaloi me një sërë replikash, kundër replikash dhe pauza. Opozita akuzoi se bëhet fjalë për përndjekje politike dhe propozoi në mënyrë kolektive të gjithëve t’u merret imuniteti i deputetit, ndërsa shumica parlamentare ishte me qëndrimin se duhet të zbulohen organizatorët e 27 prillit dhe të dalin para drejtësisë.

Për kërkesën e Gjykatës për miratimin e paraburgimit për Veljanovskin duke i hequr imunitetin e deputetit, Kuvendi duhet të vendosë në afat prej tre ditësh. Kjo nënkupton se afati skadon sonte në mesnatë. Kërkesa e Gjykatës për Veljanovskin bazohet në dyshimet për organizimin e 27 prillit të përgjakshëm në Kuvend, në kohën kur ai si ish-kryeparlamentar drejtonte seancën konstituive. /Klan Maqedoni/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia