close

Asociacioni i komunave serbe – shtohet trysnia ndaj Kosovës

RRACI: TË SQAROHEN MË SHUMË DILEMA RRETH ASOCIACIONIT

Trysnia për themelimin urgjent të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe po shtohet cdo ditë e më shumë.

Madje kanë nisur edhe hapat konkret nga Bashkësia ndërombëtare për këtë cështje.

Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung që vepron edhe në Kosovë do të diskutojë të hënën me shoqërinë civile për këtë cështje, madje është publikuar një version të një draft të hartuar për Asociacionin nga ky fondacion.

Ndërkaq të martën më 31 janar është ambasada amerikane që ka ftuar partitë politike dhe shoqërinë civile për të diskutuar pikërisht rreth temës së Asociacionit.

Analisti Gazmir Rraci i cili ishte këshilltar i Edita Tahirit sa ishte kryenegociatore e Kosovës në dialog, vlerëson se në takimin e ambasadës amerikane do të mund të sqaroheshin shumë dilema rreth cështjes së asociacionit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmonë kanë ofruar mundësi të ndërmjetësimit dhe Brenda spektrit politik.

Por pos Asociacionit janë edhe 5 marrëveshje të tjera që Serbia nuk është duke i zbatuar.

Kryeministri Albin Kurti e vlerëson planin e BE-së si bazë të mirë për diskutime por insiston që cështja e Asociacionit të mos jetë ndër pikat e para.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha