close

ATHINË: PROTESTA KUNDËR MARRËVESHJES SË PRESPËS

Në prag të ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë, atmosfera në Greqi është e nxehtë. Nën moton “Maqedoni do të thotë Greqi”,  në sheshin “Sintagma” para Kuvendit grek ka filluar protesta kundër Marrëveshjes së Prespës organizuar nga të ashtuquajturit “Komiteti për luftimin e karakterit grek të Maqedonisë.

Organizatorët nëpërmjet rrjeteve sociale ju bënë thirrje të gjithë grekëve “të dalin para Kuvendin të Greqisë për ta anuluar marrëveshjen e tradhtisë së Prespës dhe të themi se Maqedonia është greke”.

Një orë para fillimit zyrtar të protestës, jo më pak se një kilometër nga Kuvendi grek, shoqata anarkiste dhe anti-fashiste organizojnë kontra-protestë kundër “protestave nacionaliste”. Në Athinë ka masa të shtuara të sigurisë për të shmangur çdo incident ku janë angazhuar mbi 1.500 policë, dronë dhe helikopterë. /Klan Maqedoni/