close

ATLETIKË: ALIVANOSET KEMY CEMPBELL

Humb vetëdijen gjatë garës në Nju-Jork


Njëri ndër atletët më të njohur xhamajkanë, Kemy Campbell u alivanos në mes të një gare të atletikës që u zhvillua në Nju-Jork.

Campbell humbi vetëdijen gjatë garës në disiplinën 3.000 metra. Atij menjëher iu dha ndihma e shpejt dhe për shkak të problemeve të frymëmarrjes me një defibrilator ai u kthye në jetë dhe pastaj u transferua në spitalin më të afërt.

28-vjeçari Campbell konsiderohet si një nga garuesit më të mirë të Xhamajkas, duke marrë parasysh pjesëmarrjen e tij në gara nga 800 në 10.000 metra.

Sipas informacioneve të fundit nga organizatorët e garës, pas ndërhyrjes  emergjent të spitalit ai është jashtë rrezikut të jetës. /Agjencitë/