close

ATLETIKË: ÇDO GJË GATI PËR KAMPIONATIN EUROPIAN

Në organizim të Federatës së Atletikës së Maqedonisë së Veriut më 10 dhe 11 gusht në Shkup mbahet Kampionatit Ekipor Europian i Atletikës për Ligën e tretë për senior, ku do të marrin pjesë garues nga 12 shtete. Federata e Atletikës i ka bërë të gjitha parapërgatitje e duhura për këtë event të madh sportiv, dhe si gjithmonë organizimi pritet të jetë sipas të gjitha standardeve të parapara me rregullat e IAAF-it.

Përfaqësuesit e Federatës Europiane të Atletikës si dhe përfaqësuesit e të gjitha vendeve pjesëmarrëse në Shkup do të mbërrinë të ejnten më 8 gusht. Nga ana tjetër stafi i seleksionuesve që vepron në kuadër të Federatës së Atletikës së Maqedonisë së Veriut disa ditë para fillimit të Kampionatit Europian të Atletikës për ligën e tretë ka shpallur listën me 24 atletë në kategorinë e meshkujve dhe atë të femrave të cilët do të garojnë në 19 disiplina.

Listën e garuesve pjesëmarrëse e kanë publikuar të gjitha vendet pjesëmarrës në faqen zyrtare të Federatës Europiane të Atletikës. Pjesëmarrës në Kampionatin Europian të Atletikës Liga e tretë për senior janë këto vende: Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, Azerbejxhani, Armenia, Islanda, Andora, Lihtenshtajni, tre shtetet e vogla (San Marino, Monako dhe Gjibraltari) dhe vendi nikoqir Maqedonia e Veriut. Garat do të mbahen në stadiumin “Toshe Proeski” në Shkup. /Shaban Sinani/