close

ATLETIKË: DRITA ISLAMI PRETENDON REKORDE TË REJA

Njëra ndër atletet më të mira në Maqedoni Drita Islami, e cila në Lojërat Universitare që u mbajtën në Napoli e theu rekordin e saj republikan në disiplinën 400 metra me pengesa me rezultatin 59.20 sekonda, vijon përgatitjet për Kampionatin ekipor Europian për vendet që garojnë në Ligën e tretë të ketë paraqitje edhe më dinjitoze.

Gara e ardhshme për mua do të jetë kualifikuese për Kupën e Europës Liga e tretë që do të mbahet në Shkup. Do ta prezantojë përsëri shtetin në 400 metra dhe në disa disiplina tjera. Normalisht për të grumbulluar sa më shumë pikë. Unë këtu pres që ta mbrojë titullin nga Kupa e kaluar që u mbajtë në Maltë në vitin 2017  kur dola e para. Shpresoj që edhe këtu në stadiumin e qytetit tonë.” deklaroi atletja Drita Islami.

Duke marrë  parasysh se kjo atlete ishte pjesëmarrëse në Lojërat  e kaluara Olimipke pretendimet e saja mbetet përmërsimi i rekordit.

Gjatë këtij viti synoj që edhe më shumë ta përmirësoj rekordin shtetëror të arrij të vrapoj dikund 58 sekonda dhe të përfaqësoj shtetin në Kupën e Evropës  si dhe në Kampionatin botëror që do mbahet në Doha tha ajo.

Kampionati Ekipor Europian i Atletikës për Ligën e tretë, do të mbahet në Shkup më 11 dhe 12 gusht. /Shaban Sinani/

 

 

 

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!