Këtë fundjavë në stadiumin e qytetit në Ohër u mbajtë Finalja e Kupës së Maqedonisë së Veriut në atletikë për klube. Në te morën pjesë vetë ato klube të cilat kanë pasur mundësi që të bëjnë përgatitjet e duhura, që dëshmon edhe për nivelin e këtij sporti në vendin tonë.
“Niveli është modest sipas investimeve që bëhen në këtë sport niveli është i tillë. Pra neve në këtë shtet ku atletika është mbretërsha e sporteve, mirëpo investimet për atletikën janë minimale dhe në të shumtën e punës bëhet mbi baza volontere dhe mbi baza amotore.”- tha Bexhet Toçi- Zëvendës President i FAM.
Sa i përket mospjesëmarrjes së disa klubeve në garën më prestigjioze të Finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut, zëvendës presidenti i Federatës së Atletikës tha:
“Nuk e di, problemet janë te klubet, megjithate shumica e klubeve janë. Këta klube që nuk kanë ardhur janë klube të cilat nuk kanë stërvitur dhe nuk janë të përgatitura.” – Bexhet Toçi- Zëvendës President i FAM
Pas dy ditë garimi në të gjitha disiplinat për djem dhe vajza, rezultatet e ekipve janë sipas pritëshmërive. Klubi i atletikës’ Studenti’ doli fituese e Kupës në kategorinë e meshkujve. /Shaban Sinani/