close

ATLETIKË: GESA KRAUSE ME REKORD BOTËROR NË 2000 M

Atletja gjermane Gesa Krause në mitingun e atletikës që u mbajtë në Berlin ka shënuar rekord të ri botëror në disiplinë 2000 metra me pengesa me rezultatin 5 minuta 52 sekonda e 80 të qindtat.  Në këtë manifetim ndërkombëtar të atletikës, rekord kombëtar ka shënuar atletja më e mirë shqiptare në shtigjet e gjata, Luiza Gega që paraqet njërën nga preformanca e saja më të mira në karrierë.

Ajo në Mitingun e Berlinit ka marrë vendin e tretë në disiplinën e 2000 metrave me rezultatin 6 minuta e 7 të qindtat. Luiza Gega pas këtij suksesi në rrjetin social fejsbuk ka shkruajt: “Sot vendosa një nga rezultatet më të mira të karrierës time sportive dhe për më tepër vazhdoj të ndihem vërtet në formë shumë të mire. Mezi pres të filloj përgatitjet për kampionatin botëror “Doha 2019” që do të mbahet së shpejti”. /Agjencitë/