close

ATLETIKË: MUHAMAD SHËNON REKORD BOTËROR

Kampionia olimpike Dalilah Muhamad të dielën ka shënuar rekord të ri botëror disiplinën në 400 metra me pengesa, me çka e theu rekordin e vjetër 16 vjeçar të atletes ruse Julia Poçekina.

29 vjeçarja Dalilah Muhamad e cila ka fituar medaljen e artë olimpike në Rio de Zhejnero në disiplinën 400 metra me pengesa, rekordin e ri botëror e shënoi në kampionatin e Des Monies. Atletja Dalilah Muhamad me preardhje nga Xhamjka mbronë ngjyrat e SHBA-ve.

Pas këtij suksesi të madh Delilah Muhamad beson se do të ketë edhe rekorde të reja ndaj edhe përgatitet për Doha ku do të jetë në konkurrencë me Sydney McLaughlin, Ashley Spencer dhe Kori Carter. /Agjencitë/