close

ATLETIKË: PËRFUNDOI KAMPIONATI BALLKANIK PËR U-20

Turqia më e suksesshme me 28 medalje


Në edicionin e 49-të të atletikës për U-20 që u mbajtë në Kluzh të Rumunisë, përfaqësuesja e Turqisë me gjithësejtë 28 medaje të fituara prej të cilave 11 të arta, 11 të argjendta dhe 7 të bronztë, para vendit nikoqir e cila ka gjithësejt 27 prej të cilave 8 të arta, 10 të argjendta dhe 9 të bronztë, ndërsa Serebia fitoi 17 medalje prej të cilave 6 të arta, 4 të argjendta dhe 7 të bronztë.

Përfaqësuesja e Maqedonisë e cila u prezantua me gjithësejt 8 garues në kategorinë e meshkujve dhe atë të femrave shënoi rezultate të pritshme. Më i suksesshëm ishte Adrijan Ismaili i cili shënoi rekorde personale në disiplina 100 dhe 200 metra, Albina Aziri me rekord personal në 3000 metra dhe Berat Mustafa rekord personal në 400 metra.

Në këtë kampionat ballkanik U-20, të pranishme ishin 15 vende nga  e gjithë Ballkani, pos Shqipërisë e cila nuk ishte për shkaqe objektive. Kryetari i Federatës Ballkanike të Atletikës, Dobromir Karamarinov në hapjen solemne tha se ky event është mjaft i rëndësishëm për të ardhmen e atletikës europiane. /Shaban Sinani/

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!