close

ATLETIKË: TË DIELËN “MARATONA E PRISHTINËS 2019”

Në edicionin e 18-të pritet pjesëmarrje masovike


Në organizim të Federatës së Atletikës së Kosovës në bashkpunim me Komunën e Prishtinës të dielën më 28 prill, organizohet edicioni i 18-të me radhë “Gjysmëmaratona e Prishtinës 2019”, ku pritet të marrin pjesë vrapues nga vendi, rajoni dhe më gjerë. Organizatorët me intesitet të shtuar vazhdojnë që do të thotë se vazhdon regjistrimi i vrapuesve.

Kryetari i Federatës të Atletikës së Kosovës Halil Sulejmani ka bërë thirrje tek të gjithë të interesuarit që në këtë edicion pjesëamrrja të jetë sa më masovike për të ritur cilësinë e garës që ka karakter ndërkombëtar. Gjysmë Maratona e Prishtinës e gjatë 21 kilometra, do të nis nga Teatri Kombëtar, krahas disiplinës 21 kilometra, do të ketë edhe vrapim në 5 dhe në 2 kilometra.

Organizatori Federata e Atletikës së Kosovës për fituesit në dy kategoritë për meshkuj dhe femra do të ndaj shpërblim në të holla nga 1200 Euro, ndërsa shpërblimm do të ketë edhe për garuesit që do të pozicionohen deri në vendin e shtatë. /Shaban Sinani/