close

ATLETIKË: ZBULLOHET MASKOTA E BOTËRORIT “DOHA 2019”

Kampionati mbahet nga 27 shtator deri më 6 tetor


Kampionati Botëror i Atletikës që kësaj radhe do të organizohet në Doha të Katarit nga 27 shtatori deri më 6 tetor, ku pritet të marrin pjesë rreth 2000 atletë nga më shumë se 200 vende, duke e bërë atë një nga ngjarjet më të mëdha botërore të sportit në këtë vit. Pikërisht për këtë organizatorët kanë zbuluar maskotin e tyre zyrtar në Ditën Kombëtare të Sporteve të Katarit. Organizatorët e botërorit të atletikës kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të prezantuar maskotin. Fëmijë të moshave të ndryshme kanë sjellë pjesë të maskotit dhe i kanë vendosur në një ekran të madh.

Më në fund misteri është zbuluar, maskoti është shfaqur i plotë dhe fëmijët kanë bërë një foto me të. Maskoti është quajtur Falah. Shpjegimin e kësaj fjale e jep Sheikha Asma al-Thani, anëtare e Komiteti Olimpik të Katarit: ”Falah në arabisht do të thotë ‘ai që aspiron, ose ajo që aspiron të arrijë më së miri në gjithçka që bën’. Pra, maskoti ynë përfaqëson vlerat dhe atë që duam të arrijmë me këtë kampionat, atë çfarë sportistët tanë po përpiqen të arrijnë, medaljet e tyre të arta, të argjendta, të bronzta. Çfarëdo që ata duan të vendosin si qëllim, Falah është lloji i frymëzimit për t’ia arritur”.

Katari do të testojë veten me kampionatin aziatik të futbollit në prill, fillimisht për të parë edhe aftësinë e pritjes së mijëra sportistëve dhe vizitorëve. /Agjencitë/