close

“AUDI CUP”: NË FINALE TAKOHEN BAYERNI – TOTENHAMI

Bajerni i Munihut regjistroi një rezultat tenistik 6:1 në përballjen gjysmëfinale të “Audi Cup” ndaj turqve të Fenerbahçes. Në këtë përballje të zhvilluar në “Alianc Arena” në radhët e Fenerbahçes për 90 minuta luajti sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi. Autorë të golave për gjermanët ishin Thomas Myller 3 gola, Sançez, Goretzka dhe Koman, teksa golin e nderit për skuadrën turke e realizoi përforcimi më i bujshëm i tyre, Maks Krushe.

Në finalen e madhe të këtij edicioni të turneut “Audi Cup”, Bajerni do të përballet me Totenhamin, skuadër kjo që në gjysmëfinalen e parë me rezultatin minimal 1:0 mundi Realin e Madridit. Golin e vetëm për “spërsat” në këtë ndeshje e realizoi sulmuesi Hari Kejn. /Agjencitë/