Totenhami ka fituar edicionin e sivjetshëm të “Audi Cup”, që për çdo vit organizohet në “Alianc Arena”, me organizatorë skuadrën e Bajern Munihut.
Pikërisht skuadra “bavareze” luajti në finalen e madhe të këtij edicioni, aty ku mposht nga Totenhami, edhe atë në ruletin e penaltive, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me barazimin 2:2.
Gjatë ekzekutimit të penaltive, anglezët u treguan më të suksesshëm dhe në fund fituan me rezultatin 6:5.
Ndërkohë në finalen e vogël të këtij turneu të zhvilluar më herët, Reali i Madridit në një super ndeshje me plotë 8 gola të shënuar, mundi Fenerbahçen me rezultatin 5:3, ku figura qëndrore ishte sulmuesi francez, Karim Benzema, i cili realizoi “hat-trik” me Realin. /Agjencitë/