close
BotaTop Lajme

AUSTRALI: ARRESTOHEN QINDRA KRIMINELË ANEMBANË BOTËS

3A6991A3-2CDF-4C63-A326-90E4C4DFFBE5

AKSION I BASHKËRENDUAR NDËRKOMBËTAR NË 18 VENDE


Disa qindra veta janë arrestuar nga policia anembanë botës, në një aksion të bashkërenduar ndërkombëtar kundër krimit të organizuar. Radio Evropa e Lirë, duke iu referuar policisë së Australisë, bën të ditër se veprimi është ndërmarrë falë një aplikimi të dizajnuar nga FBI.

Bëhet e ditur se  nga viti 2018, Australia, Zelanda e Re dhe FBI shfrytëzojnë aplikacionin e koduar ANOM për mbikëqyrjen e krimit të organizuar. Operacioni është mundësuar falë deshifrimit të komunikimit të koduar ndërmjet kriminelëve, që ka çuar në arrestimin e tregtarëve të drogës në 18 vende anembanë Azisë. Amerikës Veriore dhe Jugore, Evropës dhe Lindjes së Mesme. Aksioni I policisë është inicuar në disa vende të cilat gjatë tre viteve të fundit bashkëpunuan në mënyrë të koordinuar për çkodimin e komunikimit përmes shifrave të rrjeteve kriminale.

Australia ka bërë të ditur arrestimin e 224 personave, përfshirë dhe anëtarë të bandave të ndaluara të motoçiklistëve, ndërsa raportohet se Zelanda e Re ka ndaluar 35 veta. Në operacionin e policisë australinane dhe FBI-së, zyrtarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës morën kontrollin mbi aplikacionin për shkëmbim të mesazheve ANOM të cilin e përdorin rrjetet e krimit të organizuar. Saktësohet se pasi një person që i përket nëntokës australiane nisi t’ju shpërndajë bashkëpunëtorëve të tij telefonat e përshtatshëm që posedojnë aplikacionin e posaçëm  si mjet të sigurt komunikimi, policia ia doli të vëzhgojë mesazhet e tyre. Bandat besonin se sistemi është i sigurt për shkak se telefonat nuk posedonin mundësi të tjera, nuk posedonin pajisje të tonit e as kamera, ndërsa vet aplikacioni ishte i shifruar: ‘Ishim në xhepat e fundit të krimit të organizuar. Gjithë ajo për çka bisedojnë është droga, dhuna, sulme të ndërsjella, njerëz të pafajshëm që do të vriten…’- tha në takim me gazetarët Reece Kershaw, një zyrtar i Policisë Federale të Australisë.  Duke ekzekutuar numrin më të madh të urdhër-ndalesave brenda një dite në Australi, policia ia doli që të hënën të konfiskojë 104 copë armë zjarri, si dhe rreth 34.9 milion dollarë amerikanë. U ngritën gjithësej 525 aktpadi, ndërsa autoritetet presin që kjo shifër të rritet gjatë javëve në vazhdim. Kryeministri i Australisë, Scott Morrison,  e ka cilësuar operacionin së ‘kthesë’ që ka goditur globalisht bandat kriminale.

Policia australiane nuk ka përmendur se për cilat vende është fjala saktësisht, ndërsa gjatë ditës raportohet se priten hollësi nga Byroja Federale e Hetimeve(FBI) dhe Shërbimi Policor Evropian(Europol)./KLan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia